Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje, ishte në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 13 shtator të këtij viti, rreth orës 03:01 kishte ndodhur një përleshje në mes dy grupeve.

Si pasojë e kësaj, Policia kishte njoftuar se lëndime trupore kishin pësuar tre burra.

Në këtë rast, një person kishte shtënë me armë zjarri, i cili më pas është thënë se është në kërkim policor.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar dy gëzhoja dhe një veturë.

Sipas njoftimit, tre personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.