Sulm/ Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Kaçanik

Një grua është ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë e ka sulmuar seksualisht vajzën e saj.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Kaçanik dje rreth orës 14:15.

Policia ka njoftuar se personi dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.