Foto: Kallxo.com

Arrestohet një i dyshuar për rastin ku u vra polici në Zhur

Një person është arrestuar si i dyshuar për rastin e vrasjes së pjesëtarit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, natën e së martës në Zhur të Prizrenit.

Dy pjesëtarë të tjerë të Policisë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga ky incident që u shkaktua si pasojë e një shpërthimi në shtëpinë në të cilën Policia kishte shkuar për një bastisje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.