Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për ngacmim të qytetarëve në një lagje të kryeqytetit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi ka ngacmuar dhe kërcënuar banorët e rrugës “Migjeni” në Prishtinë.

Sipas PK-së, dy persona kanë raportuar se i dyshuari  ka ngacmuar dhe kërcënuar.

“I njëjti në vazhdimësi ngacmon qytetarët e asaj lagjeje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.