Komuna e Kamenicës. Foto: Kallxo.com

Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Komunën e Kamenicës

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.

Sipas raportit 24-orësh policor, ngjarja ka ndodhur në Komunën e Kamenicës më datë 10.02.2023 deri në një periudhë ende të pa caktuar.

Policia njofton se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.