Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për dhunim seksual të një të miture

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të  mitur në një motel.

Ngjarja, siç njofton Policia në raportin 24 orësh, ka ndodhur në Kllokot ditën e djeshme, ndërsa me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.