Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për dhunë ndaj të fejuarës së tij

Një burrë nga fshati Vitomiricë i Pejës është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima pësuar lëndime trupore.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, rasti po vazhdon të hetohet.