Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një grua për kërcënim ndaj Gazmend Muhaxherit

Të shtunën pasdite, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri kishte pranuar një kërcenim përmes rrjeteve sociale.

Të dielën, vet Muhaxheri e kishte paraqitur rastin në Polici.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti është cilësuar si kanosje ndërsa, pas hetimeve sot është arrestuar një grua. Sipas procedurës, e njëjta është liruar.

“Po është arrestuar njëperson i gjinisë femërore. Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit është liruar. Rasti shkon procedurë rregullt”, ka deklaruar Gashi për KALLXO.com.

Sipas tij, personi në fjalë e kishte kërcënuar Muhaxherin në dy rrjete sociale të ndryshme ndërsa menjëherë kanë filluar hetimet. Për rastin është i njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Kërcënohet kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

www.kallxo.com