Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një grua për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin se ajo ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare e po ashtu edhe për shpëlarje parash.

Sipas njoftimit policor, arrestimi ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme dhe me urdhër të gjykatës është kryer kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës.

“Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.