Arrestohet një grua nën dyshimin se sulmoi disa persona në një emision dhe një zyrtar policor

Dje pak pas mesnatës, një grua është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se e njëjta ishte arrestuar fillimisht pasi që në një emision televiziv ka sulmuar disa pjesëmarrës të tjerë.

E njëjta deri sapo transportohej nga zyrtarët policor dyshohet se ka sulmuar edhe një prej tyre.

Polici ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Me vendim të këtij të fundit e dyshuara është dërguar në mbajtje.