Ilustrim

Arrestohet një grua në Prizren, dyshohet se sulmoi fizikisht një tjetër

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një grua në fshatin Zhur të Prizrenit pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një grua tjetër.

Sipas Policisë, viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit.

Në raportin policor bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë si dëshmi materiale.

E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se rasti është procedurë hetimore.