Ilustrim
Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se mashtroi disa persona për termine të vizave të punës
30.7.2024 - 10:01
Një grua u arrestua në rrugën “Azem Jashanica” në Prishtinë.
E arrestuara dyshohet se gjatë viteve 2023-2024 kishe mashtruar disa persona për sigurimin e termineve për viza pune në Gjermani.
Gruaja e dyshuar kishte ushtruar aktivitetin pa leje pune.
“Në konsultim me prokurorin është verifikuar dokumentacioni në zyrën e të dyshuarës si dhe janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse” – thuhet mes tjerash në raportin e Policisë.
Po ashtu u sekuestruan edhe dy telefonë, një shtëpizë kompjuterike, para të gatshme si dhe dëshmi tjera përmes së cilave sipas Policisë dokumentohet aktiviteti i kundërligjshëm.
Pasi që u intervistua, prokurori ka vendosur që e dyshuara të dërgohet në mbajtje.