Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një grua në Podujevë, kishte publikuar fotografi me armë në Facebook

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të enjten në mëngjes në Podujevë nën dyshimin se e njëjta kishte publikuar një fotografi me armë në dorë në rrjete sociale.

Siç njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarës ka ndodhur më 5 janar rreth orës 06:00.

Policia ka treguar se me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Tutje tregohet se për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente.