Ilustrim

Arrestohet një grua në Ferizaj, dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur

Një grua në Ferizaj është arrestuar nga Policia nën dyshimin se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas Policisë, fëmijët kishin shenja dhune të dukshme dhe kanë raport mjekësor.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 05:18.

Policia ka njoftuar se fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurtë.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”- thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, rasti është në procedurë hetimore.