Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestohet një grua e dyshuar për sulm fizik ndaj burrit të saj

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua pasi që e njëjta dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 00:58.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, përderisa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.