FOTO ILUSTRIM

Arrestohet një grua e dyshuar për detyrim në prostitucion

Është arrestuar një grua në Prishtinë nën dyshimin e bazuar se ka bërë mundësim apo detyrim në prostitucion.

Policia e Kosovës njofton se të njëjtës iu janë konfiskuar dy telefona mobil, dhe ajo me urdhër të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.