Foto: Ilustrim

Arrestohet një burrë që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaje në Podujevë

Një grua në Podujevë ka raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj edhe pse ajo kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:45.