Ilustrim

Arrestohet një burrë për kanosje të rojës së pyjeve në Han të Elezit

Është arrestuar një burrë pasi që dyshohet se ka kanosur rojën e pyjeve në fshatin Dimcë të Hanit të Elezit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas pranimit të informacionit kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.S. i moshës 47-vjeçare, i cili e kishte kanosur rojën e pyjeve me inicialet R.C. i moshës 44-vjeçare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar “Kanosje”.