Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet një burrë pasi dyshohet se ua shiti dy personave banesën e njëjtë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet që të njëjtën banesë ua kishte shitur dy personave të ndryshëm.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2022.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si “mashtrim”.