Arrestohet një burrë nga Rahoveci, dyshohet se ka kryer vjedhje në xhami

Një burrë nga Rahoveci është arrestuar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer disa vjedhje, kryesisht në objekte fetare dhe dyqane ushqimore.

Policia e Kosovës ka thënë se arrestimi ka ndodhur dje rreth orës 14:40.

“Është arrestuar i dyshuari me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer disa vjedhje kryesisht në objekte fetare (xhami) dhe dyqane ushqimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.