Foto: Ilustrim

Arrestohet një burrë në Vushtrri për shfrytëzim të fëmijëve për pornografi e dhunim

Një burrë është arrestuar në Vushtrri sepse ka keqpërdorimit të fëmijëve për pornografi, dhunim, sulm seksual dhe ndërprerje të palejuar të shtatzënisë.

Sipas policisë, pas hetimeve të bëra është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer veprat penale të lartcekura ndaj dy vajzave të mitura

Nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale: një telefon mobil dhe dy Micro SD Card.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.