
Ilustrim.
Arrestohet një burrë në Vushtrri, kanosi të dashurën e tij
29.11.2022 - 10:24
Një burrë në Vushtrri është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi po dyshohet që ka kanosur një shtetase të huaj, me të cilën ishte në lidhje dashurie.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:35.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.