Arrestohet një burrë në rrugën Muharrem Fejza për sulm fizik nga policëve

Një burrë është arrestuar dje në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë pasi i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policorë.

Detajet e raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës tregojnë se sulmi nga i dyshuari ishte kryer pasi policët i kishin shqiptuar një tiketë trafiku.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.