Arrestohet një burrë në Prizren, i gjendet granatë dore në xhep

Një burrë është arrestuar në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, pasi i është gjetur një granatë dore në xhep.

“Pas marrjes se informatës se personi i dyshuar gjendet në një restorant dhe mban një mjet të dyshimtë, që dyshohet të jetë granatë dore. Njësiti policor kanë dalë në lokacion, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas kontrollit, në xhepin e tij kanë gjetur një mjet të dyshuar që dyshohet të jetë granatë dore.” – thuhet në raportin policor, më 05.12.2024.

Policia njofton se ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Me “vendim të prokurorit”, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa, si thuhet në raport, mjeti është larguar në mënyrë të sigurt nga Njësia e Menaxhimit të Emergjencave të Policisë.