Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi ngacmoi një grua

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi që dyshohet se ai ka ngacmuar një grua.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur këtë të martë rreth orës 9:25.