Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se sulmoi fizikisht djalin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale keqtrajtim apo braktisje e fëmijës.

Policia ka thënë se i dyshuari kishte sulmuar fizikisht djalin e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën më 10.12.2024 në 16:00h.

Policia tregoi se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.