Ilustrim
Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se plagosi aksidentalisht shtetasin e Rumanisë
30.5.2024 - 11:15
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë më 29.05.2024, pasi i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri një shtetas të Rumanisë.
Policia thotë se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
KALLXO.com ka raportuar në lidhje me këtë rast.
Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri (një AK-47 dhe një armë të shkurtër).
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku kanë konfiskuar: një armë zjarri AK-47 me të cilën dyshohet së është plagosur viktima, 214 fishekë, një armë zjarri revole me dy karikatorë dhe 10 fishekë”- thuhet në raport policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.