Ilustrim

Arrestohet një burrë në Mitrovicë, pengoi personin zyrtar në kryerjen e detyrës

Një person në Mitrovicë është arrestuar këtë të mërkurë për shkak që ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Dudi Kerrshi të Mitrovicës ku njësitë policore kanë ndaluar një kamion që po drejtohej nga një burrë i cili po transportonte dru, për të cilat nuk posedonte dokumentacionin përkatës me ç ‘rast zyrtari i Ekonomisë Pyjore ka shqiptuar një fletëparaqitje.

Në ndërkohë ka ardhur një veturë që drejtohej nga i dyshuari i dytë i cili sipas policisë është vëllau i të dyshuarit të parë. Ky i fundit më pas është larguar me kamion  nga vendi i ngjarjes.

Kurse, vëllau i tij (i dyshuari i dytë) ia ka marrë dokumentet nga dora zyrtarit policor, dhe me veturë ka ikur nga vendi i ngjarjes, thuhet në raportin policor.

“Më pas është ndaluar vetura dhe i dyshuari është dërguar në stacion policor. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti njoftohet se ka ndodhur rreth orës 20:20.