Ilustrim

Arrestohet një burrë në Ferizaj për tentim vrasje

Një burrë në Ferizaj është arrestuar pasi ai kishte kanosur një tjetër burrë duke i drejtuar atij armën.

“Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit”, është thënë në njoftimin e Policisë së kosovës.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00.