Foto: Ilustrim

Arrestohet një burrë i dyshuar se ka rrahur gruan e tij

Është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gllogoc, dje në mesditë.

Në raportit 24 orësh të Policisë thuhet se nuk është raportuar për lëndime, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori i cili ka dhënë vendimin që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.