Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një burrë, dyshohet se kontrabandoi shtatë migrantë

I dyshuar se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë, një burrë është arrestuar dje në rrugën Leposaviq-Jarinje.

Kjo ka ndodhur pasi që Policia e Kosovës, gjatë një kontrolle në veturën e tij ka hasur shtatë shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.