
Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi seksualisht një grua
02.12.2022 - 10:48
Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka dhunuar para një jave, një grua në Fushë Kosovë.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka treguar se më datën 25 nëntor 2022 ankuesja kishte raportuar se është dhunuar nga një i dyshuar.
“Ankuesja ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuar” – ka thënë Policia.
Tutje është treguar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.