Foto: Ilustrim

Arrestohet një biznesmen, dyshohet se fitoi tenderë rreth 2 milionë euro me dokumente të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka arritur që të ndalojë të dyshuarin me inicialet I. H. në kohëzgjatje për 48 orëve për arsye se dyshohet se ka kryer vepren penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik” në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në bazë të njoftimit nga ana e Prokurorisë thuhet se personi dyshohet se ka arritur që të fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit me vlerë rreth 1 milion e 900 mijë eurove por përmes dokumenteve të falsifikuara.

Në bazë të kësaj i dyshuari sipas njoftimit të prokurorisë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria pasi ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48-orë të për të dyshuarin do të vazhdojë me procedurat e mëtejshme hetimore.