
Foto: Ilustrim
Arrestohet një avokat, dyshohet për ushtrim të ndikimit
08.6.2023 - 18:10
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Prishtinës pas zhvillimit të hetimeve preliminare sot kanë arrestuar avokatin H.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale – ushtrim i ndikimit.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8,000 euro nga një palë në procedurë në Gjykatën e Gjilanit me premtimin që këto para do t’ia japë kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.
Pas intervistimit, i dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.