Arrestohet një 52 vjeçar në Mitrovicë, kërkohej nga Gjykata

Një 52 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Vjedhje”.

52 vjeçari është dërguar në vuajtje të dënimit pasi për të Gjykata Themelore në Mitrovicë kishte lëshuar dy urdhër arreste.

“Në bazë të letër-rreshtimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për vuajtjen e dënimit prej katër muajsh e dhjetë ditësh për veprën penale ‘Vjedhje’, është arrestuar i dyshuari B.G., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është treguar se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.