Arrestohet një 33-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se kanosi tri herë një 21-vjeçare

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka kanosur tri herë një vajzë të moshës 21-vjeçare.

I dyshuari N.G është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin e Policisë së Kosovës në Ferizaj. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Informacionin në lidhje me këtë rast policia e kishte pranuar dje rreth orës 23:30.

Policia sqaron se në lidhje me këtë rast menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt ka nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.