Ilustrim

Arrestohet një 24-vjeçar për vjedhje të rëndë, dërgohet në Dubravë për vuajtjen e dënimit

Për realizimin e një urdhërese të gjykatës, Policia e Kosovës ka arrestuar një 24-vjeçar nga Prizreni.

I dyshuari J.K ka qenë në kërkim policor me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Prizrenit. Kjo pasi i njëjti me vendim të gjykatës ka qenë i dënuar me një vit burg për vjedhje të rëndë.

Pas arrestimit të personit të të dyshuarit, ai është dërguar në burg në Dubravë në vuajtje të dënimit sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës.