Arrestohet një 20-vjeçar për posedim narkotikësh

Një 20-vjeçar në Mitrovicën e Jugut është arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Driton Veliu” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë e dyshuar narkotike.

“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit A. B., 20 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.