Arrestohet një 20-vjeçar në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar të fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, pasi i njëjti ishte përleshur me një person tjetër pas një mosmarrëveshje.

Me vendim të prokurorit të Prokurorisë në Ferizaj, 20-vjeçari M.D është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Fillimisht, Policia e Kosovës kishte pranuar sot një informacion në orën 14:oo për një rast të sulmit dhe lëndimit trupor në Paldenicë të Hanit të Elezit.

Sipas Policisë, njësitet reaguese i janë përgjigjur menjëherë kësaj informate, dhe në vendin e ngjarjes kanë hasur dy personat të cilët janë përleshur mes vete.

Në lidhje me këtë, policia ka shoqëruar dy personat në stacionin policor të Hanit të Elezit. Pas intervistimit njëri është liruar e tjetri është dërguar në mbajtje.