Arrestohet një 15-vjeçar në Spanjë, dyshohet se vrau prindërit dhe vëllain pas debatit për notat e këqija

Një 15-vjeçar është arrestuar në Spanjë, i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij dhe vëllait pas një grindje rreth notave të këqija në shkollë, raporton AFP.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur të martën jashtë Elches, apo 20 kilometra nga Alicante por që nuk është zbuluar deri të premten në mbrëmje nga një i afërm, i cili shkoi për t’i kontrolluar ata, tha një zëdhënës i policisë.

15-vjeçari i arrestuar, i cili kishte qëndruar tre ditë me trupat e vdekur në shtëpi deklaroi se “kishte debatuar me nënën e tij për notat e shkollës”, më pas përdori pushkën e gjuetisë të babait për ta vrarë atë, pastaj vëllain e tij 10-vjeçar dhe më vonë babain e tij.