Arrestohet nga Policia e Kosovës një grua 77 vjeçare për armëmbajtje pa leje

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një grua 77 vjeçare, për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, e dyshuara 77 vjeçare me inicialet Sh. S. shtetase e Kosovës, kishte urdhëresë nga Gjykata për arrestim, për shkak të armëmbajtjes pa leje.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për arrestimin e 8 personave në komunën e Podujevës, në 8 raste të ndara, për të cilët kishte urdhëresa nga Gjykata, në mesin e tyre figuron edhe gruaja 77 vjeçare.

Sipas Policisë këta janë personat e arrestuar:

“A. Sh mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vjedhje të rëndë),

-G.A mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (urdhëresë për vrasje në tentativë dënim 3 vite),

-S.S mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për ”dëmtim i minierave dhe mineraleve),

Sh. S femër 77 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, (urdhëresë për armëmbajtje pa leje)

-B. L. mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë të gjykatës për Lëndim trupor ),

-L. D. mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë për vjedhje),

-A. D. mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për posedim të narkotikëve), dhe

-F.S.mashkull,24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës për veprën Asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Aksionet janë ndërmarrë në lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatrat Dumnicë, Dobratin, Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës.