Arrestohet nëna pasi braktisi pesë fëmijët e saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, nën dyshimet se e njëjta ka braktisur fëmijët e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome pasi që e njëjta dyshohet se ka keqtrajtuar dhe braktisur fëmijët e saj viktimat tri femra dhe dy meshkuj K-Romë nga mosha 10 vjeçare deri në 1 vjet”, thuhet në raportin e Policisë

Më tej në njoftim bëhet e ditur se me vendim  të prokurorit e dyshuara është liruar ne procedurë te rregullt.