Foto: Ilustrim

Arrestohet nëna në Podujevë pasi keqtrajtoi fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka hapur gjatë ditës së djeshme një rast të keqtrajtimit të fëmijës në Podujevë.

Në bazë të njoftimit, gjatë ditës së djeshme është arrestuar një e dyshuar, pasi që e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së saj.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.