
Ilustrim Foto: KALLXO.com
Arrestohet nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj një gruaje
30.1.2023 - 13:37
Dhunë fizike e psikike dyshohet se është ushtruar ndaj një gruaje në Prishtinë nga një i dyshuar burrë.
Ky rast është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, në orën e para të ditës së djeshme, rreth orës 00:30 dhe është iniciuar si “Dhunë në familje”.
Sipas njoftimit të Policisë, palët e përfshira në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.