Foto: Ilustrim

Arrestohet nën dyshimin se rrahu nënën e tij

Një person është arrestuar pasditen e djeshme në Fushë Kosovë nën dyshimet për dhunë në familje.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar pasi i njëjti ka rrahur nënën e tij.

Viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin, i dyshuari për rrahje të nënës së tij, është dërguar në mbajtje.