Foto: Ilustrim

Arrestohet nën dyshimet se i dehur grushtoi gruan

Një burrë në Fushë Kosovë është arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje.

Sipas policisë, i dyshuari nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur me grusht në fytyrë.

Sipas njoftimit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.