Ilustrim - Pika kufitare në Jarinjë Foto: KALLXO.com

Arrestohet nën dyshimet për dhënie të mitos në pikën kufitare në Jarinje

Një burrë, shtetas i Serbisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se i kishte ofruar ryshfet një polici.

Në raportin 24 orësh është thënë se arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare në Jarinje dje rreth orës 10:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë kontrollimit, në mes të dokumenteve i ka vendosur dinar serb duke i ofruar ryshfet policit gjatë regjistrimit të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje është treguar se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar.