Arrestohet në Zasellë i dyshuari për grabitje

Një person është arrestuar nga policia në fshatin Zasellë të Mitrovicës për një grabitje.

Sipas njoftimit të policisë rasti ishte raportuar se ka ndodhur më 24 qershor të këtij viti, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje nga policia.

Në njoftimin e policisë nuk janë dhënë detaje rreth grabitjes, por është bërë e ditur se i dyshuari për këtë rast është intervistuar dhe me venim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.