Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për vjedhje të biçikletave

Një person është arrestuar nga policia në Vushtrri nën dyshimin se është përfshirë në një vjedhje.

Sipas policisë, para dy ditëve, rreth orës 12:15 është raportuar në polici se një biçikletë është vjedhur në sheshin “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Pas një hetimi intensiv nga hetuesit policor  të stacionit policor në Vushtrri, është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të biçikletës.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari N.M., 18 vjeqar është arrestuar nën dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara, ku gjatë intevistimit i dyshuari në fjalë ka pranuar që ka kryer edhe disa raste vjedhje të tjera.

Policia ka bërë të ditur se deri më tani si dëshmi për veprat penale të të dyshuarit janë siguruar tri biçikleta, ndërsa pas procedurave intervistuese, i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt.