Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Skenderaj i dyshuari për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Një person në Skenderaj është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia, nën dyshimin për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Sipas njoftimit identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit është bërë dje rreth orës 12:40, në Skenderaj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!